Komuna e Deçanit në bashkëpunim më FSK-në kanë përmbyllur më sukses stërvitjen fushore ,,Ujku Vigjilent 02’’

Komuna e Deçanit në koordinim më Batalionin e Dytë të FSK-së më njësitin e sajë kanë përmbyllur me sukses Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’. Kompania 2B e Batalionit të Dytë ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forcës  me kohëzgjatje prej tre muajsh nga data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017. Si përmbledhje e të gjitha fazave te trajnimit tre mujor Kompania K2A ka realizuar  ushtrimin Fushor  48 orësh të koduar ,,UJKU VIGJILENT 02’’ në Deçan dhe fshatrat Lumbardh, Llukë e Epërme etj. I pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, nënkryetar Sami Cacaj, bashkë më Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni dhe stafin përcjellës kanë qenë të pranishëm gjatë tri ditëve sa edhe kanë zgjatur këto operacione të cilat ishin paraparë në planet operative intervenuese në raste të fatkeqësive natyrore. Ditën përmbyllëse të  Ushtrimit fushorë  e kanë përcjellë nga afër Komandanti-BRSH  Kolonel Xhevahir Geci,  Komandanti i Batalionit te dytë Nënkolonel Mehmet Lladrovci, Kryetari Komunës se Deçanit Rasim Selmanaj, dhe ekipet vlerësuese të Batalionit të dytë KDS dhe BRSH-së. Më këtë raste i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj tha se jam i fascionuarë  më FSK-në dhe gatishmërinë e tyre, uroi që sa më parë shteti ynë të reflektoi pozitivisht dhe të formoi ushtrinë, edhe Kolonel Xhevahir Geci -Komandant i BRSH-së tha se në kuadër të gjenerimit të forcës së trajnimit që kemi në kuadër të brigadës se reagimit të shpejtë konkretisht batalionit të dytë pas çdo përfundimi të ushtrimit katër mujorë ne kemi një ushtrim fushorë i cili në fund e teston secilin pjesëtare të secilës njësi për arritje të kapaciteteve të trajnimit. Kjo që keni pa nga afër gjatë këtyre tri ditëve, tregon më së miri se FSK-ja ka arrite të gjitha kapacitetet e këtë e kanë arritur në bazë të trajnimeve që kanë përfunduar në akademitë më prestigjioze të botës. Edhe Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni e vlerësoi lartë gatishmërinë e  FSK-së, Policisë, Njësitit të Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq dhe QKMF-në për gatishmërinë  gjatë këtyre tri ditëve në përfundimin e operacionit më sukses. Bashkëpunimi i ndërsjellë mes agjencioneve emergjente civile dhe FSK-së ka qenë në nivelin e duhur dhe në renditjen e detyrave të dala gjatë operacioneve. Demonstrimet që janë bërë nga agjencionet civil edhe ushtarake treguan gatishmërinë tonë si dhe koordinimin me trupat tjerë në raste të katastrofave natyrore. Shpresoj që stërvitje të tilla të ketë edhe më shpesh dhe testim te Agjencioneve Emergjente Lokale.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …