Oda Amerikane

Oda Amerikane sërish kërkon të mos implementohet Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria në detyrë që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017. Sipas OEAK, arsyet në të cilat do mbështetej vendimi për shtyrjen e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore do të përfshinin mospërmbushjen e kritereve të shumta të parapara me ligj para fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe paqartësive të tjera që kanë shkaktuar huti në mesin e komunitetit të biznesit, përfshirë edhe periudhën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Oda Amerikane përsërit rekomandimin e saj që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018, ose deri pas plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore sipas Agjendës Legjislative të vitit 2017, cilado që të ndodhë më vonë.Po ashtu, Oda Amerikane do të kërkojë nga Qeveria e re që procesi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji të bëhet përmes një dialogu gjithpërfshirës me akterët e tjerë që do të mundësonte implementim sa më të efektshëm të dispozitave të tij”, thuhet në komunikatën e Odës Amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …