Njohës të fushës së arsimit kanë thënë se është mirë të rishqyrtohet Testi i Maturës Shtetërore. Ekspertit të çështjeve të arsimit, Halim Hyseni ka thënë se ka shumë arsye që të mos zbatohet fare ky test derisa të gjendet një formë tjetër e organizimit të provimit shtetëror. Ai ka shtuar më tutje se rezultatet që fitohen nga ky test nuk janë të besueshme. Zbatimi i këtij testi nuk ka arritur të motivojë nxënësit për një punë më të avancuar. Edhe udhëheqësi i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka deklaruar se prindërit kanë vlerësuar se testi i maturës po krijon komplikime. Ne nuk jemi të hiqet tërësisht testi i maturës por të jetë vetëm si test për tu verifikuar njohuritë e fituara gjatë katër viteve shkollorë dhe të mos ketë ndikim në regjistrim në fakultet, pra të jetë vetëm si orientim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …