Qytetari i Prishtinës, Albert Berisha, i cili ka luftuar në radhët e kryengritësve në Siri kundër regjimit gjakatar të Bashar Assadi, i cili deri tani ka vrarë më shumë se 400.000 sirianë, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Apelit në Prishtinë. Lajmin për mediet e ka konfirmuar vet Albert Berisha, i cili konsideron se kjo gjykatë ka bërë të njëjtat shkelje sikurse në vendimet e kaluara të organeve të drejtësisë. Ai tha po ashtu se do të dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, derisa të sqarohet plotësisht rasti i tij. Kosova ka nxjerrë një ligj i cili u ndalon qytetarëve të vendit tonë pjesëmarrjen në çdo luftë jashtë Kosovës. Me atë ligj u ndalohet shqiptarëve të vendit tonë të luftojnë në mbrojtje të shqiptarëve kudo në trojet tona, nëse sulmohen nga serbët, sllavo-maqedononasit, grekët apo kushdo tjetër. Pavarësisht këtij ligji, shqiptarët ashtu sikur në të kaluarën kanë luftuar dhe po luftojnë krahas popujve të botës për lirinë e pavarësinë e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …