Arrin kontingjenti i parë i bankave dhe karrigeve shkollore në Kaçanik donacion nga shkolla gjermane “ Robert Kach”

Shkolla Gjermane “ Robert Kach” ka sjellë në Komunën e Kaçanikut, kontingjentin e parë të bankave dha karrigeve shkollore, të cilat do të shpërndahen për shkollat që kanë nevojë për inventarë të ri.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, falënderoi donatorët për këtë ndihmë, ndërsa tha se ky inventarë shkollorë do të jetë mjaft i nevojshëm për disa shkolla të Komunës së Kaçanikut. Drejtori i arsimit tha se ky donacion ka ardhur falë bashkëpunimit të mirë dhe korrekt që ka pasur drejtoria me këtë shkollë, ndërsa shtoi se transporti është mbuluar nga organizata gjermane “GIZ” dhe pjesa tjetër nga disa mërgimtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …