Komuna e Junikut shpallet Komuna e Parë me performancë më të mirë në nivel Kosove

E themeluar si Pilot Njësi Komunale në vitin 2005, si Komunë në vitin 2008, e udhëhequr qe dy mandate nga Agron Kuçi – Kryetar Komune, Komunë e re përballë sfidave të mëdha por gjithmonë e përkushtuar dhe angazhuar për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në të gjitha aspektet, Komuna e Junikut po vazhdon të jep shembull në nivel Kosove për Qeverisje të mirë dhe transparente. Se Komuna e Junikut është e para dhe shembull i Qeverisjes së mirë e transparente, se është shembull i suksesit, për të cilin sukses kanë lakmi Komunat e Kosovës, dëshmon Çmimi për Performancë më të mirë komunale për vitin 2016, dhënë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kryetari i kësaj Komune Agron Kuçi pas pranimit të këtij Çmimi shprehet: Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie, por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari në Qeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës. Mirënjohje dhe falënderim për bashkëqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e Komunës, bashkëpunëtorët dhe miqtë vendor e ndërkombëtar, në veçanti atyre të MAPL-së dhe Unionit Evropian.

Kujtojmë se Komuna e Junikut për të dytën herë merr çmimin e njëjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …