Komuna e Skenderajt po investon në rrugët e lagjes Mëziu të Morinës

Fshati Morinë i Skenderajt është në fokus të investimeve të Komunës së Skenderajt. Përveç rrugëve në lagjen Hoti po punohet edhe në ndërtimin e rrugëve të lagjes Mëziu të këtij fshati. Përveç ndërtimit të rrugëve të lagjeve, Komuna e Skenderajt bashkë me donatorët po realizon edhe projekte të tjera. Në Morinë ka filluar shtrirja e gypit kryesor furnizues të ujit të pijshëm, ndërsa renovimi i shkollës së fshatit do të fillojë shumë shpejt. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura në lidhje me investimet që po bëhen në Morinë ka deklaruar se ky fshat meriton shumë investime, pasi i dha shumë Kosovës gjatë luftës së UÇK-së. “Morina po bëhet vendbanim modern, duke kujtuar me fanatizëm të kaluarën e tij heroike, vuajtjet dhe sakrificën e banorëve të tij”, tha z. Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …