Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian nuk ka kthim prapa, ka shkruar kryeministri në largim, Isa Mustafa, pas pjesëmarrjes në Samitin e Partive Popullore Evropiane, që u mbajt në Bruksel. Ai ka shkruar më tutje se Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Lidhja Demokratike e Kosovës, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër, ka shkruar kryeministri në largim, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …