Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe zërat mbi krijimin e qeverisë së re, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeverinë do ta krijoj koalicioni PAN me kryeministër, Ramush Haradinajn. Ai do të mbështetet nga deputetët e partive të tjera që do të përfaqësohen në Kuvendin e ri, përkundër mohimeve nga aktorë të caktuar se një gjë e tillë do të ndodhë. Në Kosovë është dëshmuar se nuk ka ‘jo’ përfundimtare dhe ‘kurrë’. Tabutë janë thyer qysh herët, janë thyer që në qeverinë e parë, kur zoti Haradinaj ka bërë koalicionin me Rugovën, që në rrethanat e atëhershme është parë si koalicion i pamundur por megjithatë është bërë, ka përkujtuar mënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …