Kandidati për kryeministër i nominuar nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar formimin e shpejtë të qeverisë së re të udhëhequr nga ai. Haradinaj në një intervistë për RTV 21, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 për formimin e qeverisë, ndërsa premton se qeveria do të jetë e suksesshme dhe do të ketë mandatin 4 vjeçar. “Ajo që mundem me konfirmu sot është që ne votë kemi për qeverinë, 61 + e kemi me votë të dakordume, të konfirmume me pakicat dhe deputetë të tjerë të zgjedhur”, tha Haradinaj. “Duhet të gjithëve me ju thanë: Bëhuni gati për një qeveri Haradinaj. 4 vjet keni me e pas në Kosovë. Bëhuni gati me i pranuar rezultatet e kësaj Qeverie se ka me qenë e mirë për fëmijët e juaj”, theksoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …