Kosova e Shqipëria të kenë projekt të veçantë për Kosovën Lindore, jo fjalë

Në Kosovën Lindore po vazhdon të mbizotërojë situatë e rëndë për banorët shqiptarë, të cilët diskriminohen nga shteti serb. Në Medvegjë, pothuajse është realizuar spastrimi etnik, kurse, në Bujanovc mund të rrezikohet bërthama kombëtare shqiptare. Banorët e Kosovës Lindore po përballen me vështirësi në arsim dhe zhvillim të ekonomisë, derisa të rinjtë lëshojnë vendin për shkak se nuk mund të gjejnë punë. Në krejt këtë situatë nuk mjaftojnë vetëm përkrahja deklarative por nevojitet projekt i veçantë nga autoritetet në Kosovës dhe Shqipëri. Kështu ka theksuar  për KosovaPress, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tha se problemet e shkaktuara në aspektin ekonomik dhe problemet e shumta në sferën e arsimit janë ato që e rëndojnë situatën, duke shkaktuar largimin, sidomos të kuadrove të reja drejt vendeve të BE-së. Ai ka kritikuar autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë që nuk po i qasen në mënyrë efikase dhe pragmatike Kosovës Lindore. Sipas kryetarit Kamberi nuk mjafton vetëm përkrahja deklarative, por nevojitet projekt i veçantë. Ai ka theksuar se largimi i rinisë e bënë që në këtë trevë të mos ketë perspektivë. Sipas tij, në tërësi proceset në të cilat gjendet Ballkani Perëndimor është me rëndësi vazhdimi i dialogut në Bruksel për njohjen e diplomave të të rinjve, të cilët i kanë përfunduar studimet në universitetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …