Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Kandidati për deputet i Vetëvendosjes nënçmon iftarin dhe fyen muslimanët në Ramazan

Në një reagim të tij, kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi  shkruan se Sadri Ramabaja – kandidat për deputet i Vetëvendosjes nga Anamorava ka fyer rëndë iftarin e organizuar në Kamenicë, duke e quajtur “ngjarje antihistorike” dhe muslimanët i fyen e i quan “grup haxhiqamilësh”. Sadri, fyerjet e tua drejtuar besimtarëve  myslimanë të Kosovës janë vepra penale që ndëshkohen me Kodin Penal të Kosovës. Po ky popull ju ka votuar më së shumti juve dhe ju ka mbështetur në këto zgjedhje ku ju shënuat rritje rreth 100%. Fyerjet e juaja tregojnë frymën që egziston në mesin e juaj si Lëvizje Vetëvendosje. Ky popull musliman ju votoi, ju tash e ofendoni dhe nënçmoni. Turp për juve. Mua dhe Partinë FJALA edhe pse nuk na votuan si juve, ne prap e duam, e mbrojmë popullin dhe lutemi për popullin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …