Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku u ka kërkuar “mobilizim total për çdo votë në numërim”. Në mesazhin e tij Rama ka shkruar: “Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm. Rroftë Partia Socialiste, rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë. Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo që nuk na ka votuar. Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullore, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit këtë betejë historike për Shqipërinë që duam”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …