Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Hahn, mbërriti para pak çastesh në Qeveri për të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë. Në këto momente ai po zhvillon një takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Pas takimeve pritet të mbahet seancë tematike e Qeverisë kushtuar prioriteteve reformuese urgjente për integrimet euroatlantike ku do të marrë pjesë, siç thamë, edhe komisari evropian Hahn. Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë do të mbahet pres konferencë e kryeministrit Zaev dhe komisarit Hahn.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …