Ministri i Jashtëm i Serbisë, ka deklaruar se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Bruksel, të vazhdojë në nivel të kryetarëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe në Kosovë. “Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqertë, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd, raporton agjencia Beta. Më tutje, Daçiq ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjidhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …