Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë, përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë. Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta. Javën do ta lansojnë sot zyrtarisht shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets, me një prezantim të rezultateve të garës “Bëhu diplomat i ri i klimës” në kuadër të së cilës do t’u jepen tre çmime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga Ambasada Gjermane.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …