Të shkruash për Edi Ramën sa është e vështirë dhe komplekse, po aq është edhe një kënaqësi e posaçme. Populli Shqiptar ka pasut figura të ndritshme, kurse sot ato më të ndritshmet janë: në Kosovë simboli i kombit Adem Demaçi dhe akademik Rexhep Qosja, kurse nga diaspora shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare, figura këto që mundë t’ i konsiderojmë si shtylla të pa lëkundura gjithë-kombëtare. Por sa i përket politikës për momentin ai më i famshmi pa as-një mëdyshje është Edi Rama.
Unë për mes këtij shkrimi kam nderin që të shkruaj për këtë figurë markante politike. E kam të vështir të shprehem me fjalë se çfarë kënaqësie kam për këtë fitore të cilën e prisja por nuk e besoja,sepse dihet se në çfarë rrethanash erdhi kjo fitore, sa gati erdhi në pikë-pyetje mbajtja e këtyre zgjedhjeve…Pas tranzicionit politikë shumë kush priti nga Shqipëria, por u zhgënjyen të gjithë, sepse ajo qka ka ndodhur pas tranzicionit mos ndodhët më kurrë dhe sipas të gjitha gjasave populli i Shqipërisë me vetëdie dhe me një kulturë të lartë e varrosi atë epokë të errët historike me anë të votës plebishitare.
Kur Shqipëria përjetonte çastet më të vështira politike në fillim të viteve 90-ta për fat të mirë Tiranën e shpëton Edi Rama fillimisht i kandiduar si i pa varur por i mbështetur nga PS. Deri në atë kohë Edi Rama në Kosovë të thuash ishte absolutisht i pa njohur,kurse unë veç kisha lexuar për aftësitë e tij që kishin arritur në shkallë thuaja botërore,dhe po ashtu mirënjohje nga më të lartat ishte dhe është një intelektual i nivelit botëror. Me të marrë Tiranën e ndjeva një lehtësim në trupin tim, të rënduar së tepërmi për shkak të situatës në Kosovë, e që për fat të keç e dija pak a shumën se çfarë pazari politikë po sillej.
Me të ardhur si i pari i Tiranës i filloi reformat në stilin e tij inteligjentë fillimisht me rregullimin e shtratit të lumit Lana, ku të gjithë e dinë se n’çfar gjendje të mjerueshme ishte ai lumë. Unë u thosha të afërmve e miqve të mi në Kosovë se Edi Rama është politikani më i mençur në Shqipëri dhe ka për ta rregulluar Tiranën për lakmi! Por ç’ më ndodhi lëre që nuk më kuptuan hiq fare por më vuan në rang me të sikur njeri i krisur,i çmendur,….Por të gjitha këto për fat të mirë me një mendim tejet demokratikë kurse unë habitesha me ata njerëz, si mundë tu drejtohën njerëzve pa patur njohuri paraprake, por në Kosovë në atë Kohë ishte “normale”.
Me kalimin e kohës të gjithë ata shokë, si dhe shumë të afërm e pranuan mendimin tim lidhur me Edi Ramën për Tiranën.
Kur Tirana nën udhëheqjen fantastike të Edi Ramës ishte në kulminacion, për fat të keq e majta në Shqipëri përjetonte qaste tepër të vështira, për shkak të një përqarjeje, që bëri Ilir Metës. Por në këto momente tejet të vështira për PS-ën në ndihmë i vjen si nga qielli Edi Rama i cili më një kurajo të pa parë, por i vendosur kandidon për lider të PS-ës bashkë me Ilir Metën të cilin e mundë bindshëm me vota. Nga ky moment PS-ja merr një rrugëtim drejtë një të ardhmeje të ndritshme çfarë vetëm Edi Rama din. Kurse Ilir Meta i dëshpëruar krijon parti të re LSI-në , ku si hak-marrje ndaj Edi Ramës më vonë lidh koalicion me kundërshtarin e PS-ës PD-ën e Sali Berishës.
Kur PS-ja filloi disi të konsolidohej, PD-ja e Sali Berishës ishte në “kulminacionin” politikë, ku vetëm Tirana disi i kishte ngelur jashtë,çadrës politike. Dhe pikërisht përqëndrimin e fundit PD-ja e ndërmerr mu në bashkinë e Tiranës. Ku me manipulim të pa skrupullt arrijn ta marrin edhe Tiranën me në krye Lulzim Bashën, i shkaktuan “humbje” Edi Ramës por sipas shumë analizave se kjo peridhë kohore ishte shumë e ndritëshme për Shqipërinë. Edi Ramës nuk i ngeli asgjë tjetër por veq me demonstrata ti kundërvihët asaj katrahure politike të udhë hequr nga PD-ja dhe LSI-ja, mirëpo ishin tejet tragjike… Kur Edi Rama pas humbjes së Tiranës përjetoi kohën më të ligë politike, dhe thuaja se mbeti jetim.
Por në vitin 2013 majtistët socialist të Evropës arrijnë disi ti përafrojnë qëndrimet e PS-ës dhe LSI-së, që së bashku të dalin në zgjedhje të përgjithshme. Me ç’rast doli se ishte mjaftë fryt dhënëse sepse koalicioni i majtë i prirë nga Edi Rama bindshëm arrijnë një fitore, duhet pranuar as që e kishin pritur me një diferencë të tillë. Pas kësaj fitoreje shumë shokëve dhe të afërmëve u pata thën se Edi Rama është politikani më i aftë në Evropë, prapë më tallën si herën e kaluar, por kësaj radhe disa intelektual shokë të mi me shaka më krahasonin me Don Kishotin.
Pra LSI-ja vazhdon në qeveri por kësaj radhe me PS-ën. Ishte kjo një fitore ku meritat i takojnë në radhë të parë popullit. Pas kësaj fitoreje Sali Berisha më në fund u detyrua të jap dorë heqje nga lideri i PD-ës,për ta sjellë pinjollin e tij Lulëzim Basha. Pas një kohe qeverisjeje të PS-ës dhe LSI-së, në Korçë duheshin të mbaheshin zgjedhjet e para kohshme për krye bashkiakun e këtij qyteti. Ishte ky një test se mos PS dhe LSI i kishin fituar rastësisht si dhe PD-ja mendonte ashtu. Duhët pranuar se Edi Rama është kryeqeveritari më i suksesshëm në bashkëpunim me Kosovën. Dhe kur do të mbaheshin zgjedhjet në Korçë, dikush nga Kosova e sygjerojnë Edi Ramën që t’i blejë votat. Mirëpo populli i Shqipërisë kishte arritur një shkallë të lartë votimi e vëren këtë dukuri të shëmtuar dhe thuaja se u demaskua aty për aty dhe nuk po gjen më zbatim as në Kosovë e as në Shqipëri.
Sa afrohej Qershori i këtij viti gjithnjë e më të bindur në fitore ishte PS-ja sepse kishte arritur shumë reforma në të gjitha segmentet si në fushën ekonomike po ashtu edhe në atë politike. Mu për këtë Evropa e shpërblen me liberalizimin e vizave,por Edi Rama si modest por i pa lëkundur nuk e mori këtë si fitore të vetën, e që faktikisht të gjitha meritat i takojnë ati. Kurse PD-ja të gjitha informacionet për PS-ën i merrte nga LSI-ja e Ilir Metës i cili gjatë gjithë kohës së qeverisjes së saj më shumë kishte bashkëpunuar fshehurazi me PD-ën se sa në qeverisje me PS-ën.
PD-ja me Lulzim Bashën i ndimuan fshehurazi nga Ilir Meta e dinin saktë se çka i pretë Qershori i 2017-tës. Për këtë kujdesët PD-ja me hijën e Sali Berishës Lulzim Basha, në mënyrën më të çmendur ngrisin çadrën mu para ministrisë duke acaruar situatë skajshmërisht. Me ç’rast u alarmua e tërë Evropa, të cilët vinin duke e lutur për një kompromis. Ato përpjekje të BE-së si gjithnjë ishin të kota. Por koha sa rridhte situata përshkallëzohej. Por për fat të mirë në skenë del shteti më i mirë për Shqipërinë dhe Shqiptarët SHBA-ja, e cila fillimisht ia plotëson disa kushte dhe i thotë qartë se kështu nuk tolerohet. SHBA-ja pati sukses dhe mrekullia ndodhi. Çadra u hoq duhet pranuar pas sugjerimeve nga SHBA Lulzim Basha nuk ndërmori më hapa jo demokratike dhe filloi të sillet konform kritereve politike. Por ndodhi e pa pritura Ilir Meta kujdesët për arrogancë dhe kulturë tejet të vrazhdë politike, për shumë kë ishte e pa ima gjinuar , por Ilir Meta e tregoi të tërën se çka fsheh nga brenda.
Përfundimisht 25 Qershori solli shumë të mira. Nxori Fituese PS-në me një përqindje të konsiderueshme për të qeverisur e vetme. Kurse PD-së dhe LSI-së populli iu dha si shpërblim grushtin e merituar si humbës. Shqipërisë Edi Rama i solli shumë të mira, Shqiptarëve ua kthej dinjitetin, dhe mua nuk më mbetet asgjë tjetër ti them : Urime nga zemra kjo fitore e të gjithë Shqiptarëve.