Gazeta beogradase “Vecernje Novosti” shkruan se kryetari i Serbisë dhe kryetar i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq ndodhet nën trysninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk e duan Aleksandar Vulinin ministër të Mbrojtjes të Serbisë. Sipas burimeve të kësaj gazeta del se Vulin qenka halë në sy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të retorikës ndaj shqiptarëve e kroatëve si dhe për shkak të lidhjeve të mira që ka me Moskën. Mirëpo Vuçiq ka vendosur të mos lëshojë pe ndaj presioneve amerikane dhe Vulinit do t’ia besojë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan “Novosti”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …