Eduard Selami ka vendosur të garojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Ky vendim u bë i ditur nga vetë Selami, nëpërmjet një statusi në profilin e vet në “Twitter”. “Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD-së, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për kryetar!”, ka shkruan Selami. Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.