Një delegacion i veteranëve të luftës së UÇK-së viziton Kroacinë

Një delegacion i veteranëve të luftës së UÇK-së viziton Kroacinë

Një delegacion i veteranëve të luftës së UÇK-së, i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, drejtori i zyrës për çështje të veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, Faik Fazliu dhe Kemajl Shaqiri, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci. Ata janë pritur për vizitë në selinë e mbrojtësve kroatë nga ministri i Veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Kombëtare të Luftës së Kroacisë, Tomë Kaçinari. Ministri i mbrojtësve të Kroacisë, Tomo Medved, duke falënderuar vullnetarët e Kosovës në luftën kroate, ka shpjeguar ligjin e rëndësishëm të veteranëve, të vënë edhe në praktikë, me buxhetin në dispozicion. Ai ka thënë se është i rëndësishëm për shkak të bashkëpunimit me të gjitha fushat e profesionit, duke paraqitur edhe projektpropozimin e ligjit të ri. Delegacioni i Veteranëve të Kosovës ka shprehur interes në projektpropozimin e ri të ligjit të veteranëve të luftës kroate, si shembull i mirë për përfshirje në legjislacionin për veteranët. Delegacionet ranë dakord që shkëmbimi i përvojave është bazë e mirë për kushtet dhe nevojat që do t’i kenë veteranët e luftërave çlirimtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …