leoni

Gëzim Kelmendi

Kelmendi: Rinumërimi i 425 kutive dëshmoi se si u vodhën votat e Partisë FJALA

 Partia Fjala ka reaguar sërish lidhur me padrejtësisë që iu kanë bërë gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e 11 qershorit. Në një reagim të kësaj partie thuhet: Përfundimi i rinumërimit të votave në 425 kuti të votimit, tregoi dhe vërtetoi se në këto zgjedhje kanë pasur parregullsi dhe keqpërdorim të votës së qytetarit. Nga këto parregullsi dhe keqpërdorime të votave, jemi dëmtuar më së shumti ne si Parti FJALA. Neve në fillim të procesit zgjedhor na dëmtuan koalicionet PAN, LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku padrejtësisht na mohuan komisionerët, ndërsa vetes së tyre ia siguruan në çdo vendvotim numër maksimal të komisionerëve 3+3+2.

Pastaj raportimet e vet komisionerëve të këtyre partive na treguan se si është dëmtuar vota e Partisë FJALA:

-duke i bë të pavlefshme,

-duke i transferuar në subjektet tjera politike,

-duke mos i deklaruar fare.

Tash përfundimi i rinumërimit të votave vërtetoj vjedhjen dhe dëmtimin e votës së Partisë FJALA.

Ngase para rinumërimit, në faqen zyrtare të KQZ Partia FJALA i ka pasur 7551 vota, ndërsa tash pas rinumërimit Partia FJALA i ka 7991 vota.

Dmth ky ndryshim i rezultatit vie vetëm pas rinumërimit të 425 kutive.

Çka do të ndodhte nëse do të rinumëroheshin tërë kutitë e votimit?

Edhe njëherë ne shprehim shqetësimin tonë për vjedhjen dhe dëmtimin e votave tona.

Turp për juve PAN, LAA dhe LVV që na dëmtuat dhe vodhët votat tona.

Ju dëshmuat edhe njëherë se për pushtet, nuk zgjidhni mjete.

Jeni të gatshëm edhe me vjedh votën e qytetarëve të Kosovës.

Por një gjë mbani në mend, se vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.

Ne nuk dorëzohemi.

Ne do të vijmë edhe më fuqishëm.

Gëzim Kelmendi

Kryetar i Partisë FJALA

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …