Nis puna për hartimin e dy dokumenteve strategjike për rininë në Kosovë

U mbajt  takimi i parë për hartimin e dokumenteve strategjike në fushën e rinisë, konkretisht “Strategjisë Kosovare për Rininë 2018-2023”, si dhe “Plani i Veprimit për Rini 2018-2021”. Përmes këtyre dokumenteve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka për synim t’i ngritë kapacitetet e zyrtarëve dhe palëve tjera që merren me fushën e rinisë, në nivelin qendror dhe lokal, por edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Në këtë proces do të përfshihen edhe këshillat e veprimit rinor komunal, përfaqësuesit e qendrave rinore duke krijuar kësisoj mundësinë dhe kushtet për zhvillim sa më të mirë të sektorit të rinisë në Kosovë. Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë tha se ne jemi të vetëdijshëm se rinia është kapitali jonë më i vlefshëm, resursi jonë më i çmueshëm dhe ajo përbën shumicën e popullsisë tonë. Ministria po angazhohet që përmes politikave dhe dokumenteve strategjike të krijojë infrastrukturën e funksionimit, të angazhimit dhe të përfshirjes sa më të madhe të rinisë. Përkundër sfidave në adresimin e mirëfilltë të të çështjeve që e preokupojnë rininë kosovare, Ministria po mundohet t’i tejkalojmë me sukses këto duke ju falënderuar fillimisht vetë të rinjve, edhe kontributit dhe bashkëpunimit edhe të akterëve tjerë, donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, që kontribuojnë në fushën e rinisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …