Në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Dalawie tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për Kosovën shtet sovran, demokratik dhe të integruar në komunitetin botëror. Nuk ka dyshim se Kosova ka arritur shumë në këto vite, përparimi është i pamohueshëm. Por mendoj se është e qartë se entuziazmi i hershëm është zbehur paksa. Po shohim më shumë ngecje e më pak përparim. Më shumë njerëz shqetësohen më tepër rreth të ardhmes së tyre politike se sa për të ardhmen e vendit të tyre. Levat ndërkombëtare që kanë mbështetur vendimmarrjen në të kaluarën në Kosovë nuk janë aq aktive si dikur. Bota është e shpërqendruar, shumë vende janë të preokupuara me çështjet e brendshme. Sytë e të gjithëve nuk janë të kthyer nga Ballkani tash. Gjithnjë e më shumë po llogarisim në juve për t’i marrë vetë vendimet e juaja dhe për të marrë përgjegjësinë për to, theksoi ambasadori amerikan, Greg Delawie. Ai porositi udhëheqësit e të gjitha institucioneve dhe të partive politike që t’i lënë anash interesat e tyre personale dhe të angazhohen për interesin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …