Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të konferencës ndërkombëtare, “Dubrovnik Forum“, ka zhvilluar një takim me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Braien Yee. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve. Ai ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin të lira, fer dhe demokratike, duke përmbushur standardet më të larta demokratike. “Me të njëjtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen institucionet e reja të Kosovës”, citohet të ketë thënë Thaçi. Presidenti Thaçi dhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …