leoni

Hoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit

Hoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin malazez, Genc Nimanbegu. Ministri Hoxhaj ka përgëzuar kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për kontrubutin në themelimin e Komunës së Tuzit, në të cilën jetojnë shumë banorë shqiptarë. “Formimi i Komunës shqiptare të Tuzit është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në rajon, duke ditur se tashmë bashkëkombasit tanë që jetojnë në Tuz do të mund t’i zgjedhin institucionet lokale dhe përfaqësuesit e tyre që do të punojnë me qëllimin e vetëm të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj. Në këtë takim, Hoxhaj dhe Cungu kanë biseduar edhe për projekte konkrete që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe komunave në Kosovë, ku Hoxhaj ka shprehur edhe mbështetjen e Ministrisë së Jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …