Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës. Sipas Thaçit, ky vendim shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 është i qartë pa mundësi të interpretimeve politike. Gtuesi e formon Qeverinë”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik, duke shtuar se Serbia, në kuadër të integrimeve evropiane, do të njoh edhe pavarësinë e Kosovës. Këtë konstatim verbal, Hashim Thaçi e përsërit në vazhdimësi, prej kohës së shpalljes së Pavarësisë e deri tani, por gjasat për ta njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia po largohen sidomos nga dialogu me krerët e Kosovës ku ajo po e siguron praninë sa më të fortë e gjithnjë më të sigurt në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …