Edi Rama

Edi Rama: Nëse projekti i BE-së do t’i largohet Shqipërisë, Tirana duhet të shohë për alternativa të tjera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë në ‘France 24’ foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse projekti i BE-së do t’i largohet Shqipërisë, Tiranës do t’i duhet të shohë për alternativa të tjera. Lidhur me ndarjen e Europës vitet e fundit, Rama u shpreh se për disa  është thjeshtë financa, ndërsa për Shqipërinë është projekti më i qëndrueshëm i paqes. “BE është në fakt ai që na mban ne për sa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhe nëse BE është thjesht taktikë. Rama tha se këtë vit pret që të çelen negociatat me BE-në, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj por shtoi se nuk është i çuditur edhe nëse negociatat nuk do të hapen. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse nuk mund të mbështetesh shumë te BE përsa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria tha mes tjerash kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …