Sot rreth orës 18.45 minuta Sami Lushtaku ka dalë nga burgu i Sigurisë së Lartë, i liruar nga Gjykata Supreme nga të gjitha akuzat, me të cilat e kishin dënuar dhe shpallur fajtor gjykatat paraprake. Me rastin e lirimit në burgu, pasi është përshëndetur me familjen dhe ata që kishin dalë për ta pritur, ai para gazetarëve të Kosovapressit, ka deklaruar se me rastin e tij ka fituar drejtësia, por brenda burgut kanë mbetur edhe shumë të tjerë të presin drejtësi. Kam dalë nga një burg i vogël por më duket vetja se kam hyrë në një burg të madh. Ndërkohë, avokati Arianit Koci u ka thënë gazetarëve se Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha pikat e akuzës dhe me këtë mbaron edhe mundësia që ndonjë prokuror të ushtrojë ankesë lidhur me këtë vendim definitiv. Sami Lushtaku para se të shkojë te familja ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz dhe ka bërë homazhe para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …