Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka përshëndetur vendimin për lirimin e bashkëluftëtarit të tij, Sami Lushtaku, nga të gjithat akuzat për krime lufte. “Lirimi i tij sot është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria. Bijtë dhe bijat më të vyer të popullit shqiptar të Kosovës dhanë lulen e rinisë për lirinë e pavarësinë e vendit. Ndërkohë figura të shquara të kësaj epopeje luftarako-patriotike, mbas lufte po përballën me akuza të pavërteta, një ndër ta është edhe Gjenerali, Sami Lushtaku, që po mbahej prej kohe në paraburgim me akuza të rrejshme. Lirimi i tij është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …