Albin Kurti

A. Kurti: Thaçi e Vuçiq në Bruksel nuk e kanë përfaqësuar aq shumë Kosovën e Serbinë, por secili vetveten

Kandidati i emëruar për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një bisedë për të përditshmen serbe “Danas”, ka thënë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas debaklit që pësoi partia e tij në zgjedhjet parlamentare, po përpiqet të kompensojë mungesën e legjitimitetit qytetar “nga poshtë” dhe legjitimitetin ndërkombëtar “nga lartë”. Duke komentuar takimin joformal mes dy presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë, në Bruksel, Kurti ka pyetur nëse ata ndoshta e kanë përfaqësuar “jo aq shumë Kosovën e Serbinë, sa secili prej tyre,  vëllanë e tyre prej nëne e prej babe, që janë bërë pasanikë shumë të mëdhenj të mafisë ballkanike”. Duke folur për qeverinë e re të Kosovës dhe mundësinë që Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN të bëhet kryeministër, Kurti ka konstatuar se nëse shumica e re parlamentare do të varej nga Lista Serbe, “rrjedhimisht nga Vuçiqi”, atëherë qeveria do të ketë dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin, që do ta çonin Kosovën në një krizë të madhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …