Përfundon ndërrimi i gypit kryesor furnizues me ujë të pijshëm për qytetin e Skenderajt

Në orët e pasdites së të martës kanë përfunduar punimet në ndërrimin e gypi kryesor furnizues me ujë për qytetin e Skenderajt. Gypi i ri i vendosur do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë për qytetin e Skenderajt, në veçanti për lagjet 2 dhe 3 që kanë pasur probleme me furnizim. Ky projekt i rëndësishëm për Skenderajn është bashkëfinancuar nga CDI-ja dhe Komuna e Skenderajt, ndërsa është realizuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica dhe Komuna e Skenderajt. Me rastin e futjes në funksion të gypit kryesor furnizues të ujit të pijshëm, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka uruar qytetarët e Skenderajt për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai e ka falënderuar CDI-në për financimin e projektit, Kompaninë e Ujësjellësit dhe kompaninë punëkryrëse për punën profesionale të realizuar. Problemet e deritashme të banorëve të Skenderajt, sidomos të lagjeve 2 dhe 3 janë tejkaluar, pasi gypi i ri ka kapacitetin furnizues tri herë më të madh se gypi i vjetër.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …