Serbia i diskriminon shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, kurse kërkon autonomi për Mitrovicë

Kryeministrja e posa zgjedhur e Serbisë, Ana Brnabiq dhe kryetari  Vuqiç, vazhdojnë me kërkesa për pakicën serbe në Kosovë kurse diskriminojnë shqiptarët në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë. Të gjithë presidentët, kryeministrat, dh kryetarët e të gjitha legjislaturave të Parlamentit të Serbisë duke përfshir edhe ministra nga Qeveria nuk janë dalluar në qëndrimet e tyre antishqiptare. Pakica serbe në Kosovë i gëzon të gjitha  të drejta individuale dhe si pakicë duke qen pjesë e legjislativit dhe Ekzekutivit por edhe shkollim deri në Universitet. Mitrovica është dhe ishte shumicë shqiptare dhe sç ka si të bëhet si një Rajon me autonomi. Shqiptarët  në  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë përbëjnë një krahinë në kontinuitet dhe ishin dhe do të jen pjesë e trungut shqiptarë. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej të ndërtonin  një platformë të përbashkët duke e paraqitur diskriminim edhe  para instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-së.   (Refik HASANI)

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie

Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …