Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin amerikan me rastin e 241 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re. Vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë, me mundësi të barabarta për të gjithë, ka shkruar Veseli në një postim të tij.
