Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këtë “vija të kuqe” për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe, por jo dhe për partitë tjera, duke përfshirë LDK-në. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo parti në rastin e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit do të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila i jep të drejtë koalicionit fitues që të ketë këtë pozitë. “Ne do ta respektojmë Kushtetutën që i jep përparësi subjektit më të madh fitues që të këtë kryetarin e parlamentit”, ka thënë ai. Pavarësisht që njihet si person që ka kundërshtuar çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LDK-në, Selimi ka thënë se do të respektojë çdo vendim të partisë për koalicion pasgjedhor, përjashtuar këtu PDK-në dhe Listën Serbe. “Unë kam respektuar dhe respektoj vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku qëndrimi është i ditur dhe ka qenë publik që nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore me subjektet të cilat në atë kohë ishin në pushtet duke përfshirë këtu PDK-në dhe LDK-në. VV nuk do të bëjë koalicion as paszgjedhor me PDK-në dhe Listën Serbe, edhe pse motivet janë të ndryshme. Rrjedhimisht bashkëpunimi me të tjerët përveç këtyre dyjave është një rrjedh logjike që nuk e përjashton as Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka treguar Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …