Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo parti është e hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje!, AAK-në dhe Nismën për Kosovën për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. “Kemi zhvilluar një takim inicial me grupin parlamentar të LDK-së ku unanimisht është vendosur që nuk do të ketë koalicion me PDK-në apo me PAN-in. Po ashtu, është thënë se LDK-ja do të jetë e hapur për të diskutuar me Vetëvendosjen, por edhe me AAK-në dhe Nismën, në qoftë se ato shkëputen nga PDK-ja”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …