Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u zotua sot se do të vazhdojë t’i dërgojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një paketa dhuratë të testeve bërthamore dhe raketore pasi Uashingtoni konfirmoi se Pheniani e kishte testuar me sukses raketën e parë balistike ndërkontinentale. Ai tha se raketa është e aftë të nisë një bombë atomike, duke shtuar se nisja e raketës ishte një “dhuratë” për Ditën e Pavarësisë së amerikanëve. Kryetari i Koresë së Veriut reagoi menjëherë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri thirrje për të rritur presionin ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut pasi ai konfirmoi se raketa ishte e llojit, raketë balistike ndërkontinentale. Fill pasi Tillerson përshkroi testimin e raketës si një përshkallëzim të ri të kërcënimit nga Koreja e Veriut, Amerika dhe Koreja e Jugut organizuan një manovër ushtarake të kombinuar që kishte për qëllim dërgimin e një paralajmërimi të fortë Phenianit, duke gjuajtur me breshëri raketash në Detin Lindor. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …