Rasim Selmanaj është larguar nga pozita e kryetarit të Komunës së Deçanit. Deri tek ky vendim Selmanaj ka ardhur pasi në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur t’i fitojë votat për deputet të Kuvendit të Kosovës. “Unë, Rasim Selmanaj, i lindur më 8. 3. 1963, deklaroi me përgjegjësi të plotë morale dhe juridike, se pranoi postin e deputetit të Republikës së Kuvendit të Kosovës, të cilin e kam fituar nga zgjedhjet e mbajtura më 11.06.2017, si dhe deklaroi se tërhiqem nga pozita e kryetarit të Komunës së Deçanit”, thuhet në letrën e Selmanajt drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai i ka falënderuar qytetarët e Deçanit për përkrahjen që i kanë dhënë atij në çdo proces.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …