Ekspertja amerikane e çështjeve të Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi ka shkruar një kapitull për Kosovën, në një libër që sjell rastet e konflikteve të ndryshme të botës, ku përdhunimi është përdorur si instrument i gjenocidit. Afro dy dekada pas luftës në Kosovë, me gjithë ndryshimet e shumta, disa nga plagët mbeten të hapura. Por për një nga kapitujt më të vështirë të saj, filloi të flitet vetëm vitet e fundit. Bëhet fjalë për përdhunimin e mijëra grave dhe vajzave nga forcat serbe dhe heshtjen që e mbështolli për vite me radhë këtë aspekt të dhimbshëm. Në një intervistë në “Zërin e Amerikës” ajo flet për tronditjen që pësoi kur mori vesh përmasat e kësaj ane të luftës dhe për kompleksitetin e saj në një shoqëri, ku ky krim lufte ndodhte në kushtet e një shoqërie patriarkale që e stigmatizon përdhunimin, si një turp për gruan dhe familjen dhe komunitetin. Ka ardhur koha që t’u njihet dhimbja atyre grave dhe që të shihen jo vetëm si viktima por si njerëz që dhanë kontribute të mëdha, si pjesë e rezistencës gjatë luftës. Ato bënë aq shumë gjatë luftës dhe vuajtën aq shumë prandaj ka ardhur koha që të dëgjohet zëri i tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …