Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA dhe mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa. Ai deklaroi se “çështja e mandatit nuk është çështje e preferencës, por e respektimit të legjitimitetit qytetar”. “Kosova e ka koalicionin fitues që ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit. Unë do të respektoj Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, prandaj kam konfirmimin edhe nga mandatari i koalicionit fitues se ka siguruar numrat e mjaftueshëm të deputetëve për themelimin e Qeverisë së re. Ai tha se është duke pritur përmbylljen e procesit të certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe më pastaj të ulet me spektrin politik dhe bashkërisht të caktohet data e konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë së re.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …