Në qytetin e Peqinit, gjallon puna e një projekti pilot për ngritjen e një stafi teatral me persona me aftësi të kufizuara

Në qytetin e Peqinit, gjallon puna e një projekti pilot për ngritjen e një stafi teatral me persona me aftësi të kufizuara

Në qytetin e Peqinit, prej disa muajsh gjallon puna e një projekti pilot për të ngritur një staf teatral me persona me aftësi të kufizuara. Në kuadër të projektit “Pa Pengesa – Modele të Përfshirjes Sociale”, financuar nga IADSA në bashkëpunim me Bashkinë Peqin dhe shoqatën MEDPAK, po punohet për ngritjen e një teatri gjithëpërfshirës, ku në qendër janë pikërisht personat me aftësi ndryshe. Falë këtij projekti, ndër të tjera, synohet përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet, në aksesibilitet infrastrukturor, në planin social dhe atë artistik-kulturor.

Për këtë të fundit, vullnetarët dhe operatorët janë trajnuar nga ‘Operatorët e Teatrit Social’ të Milanos, ndaj edhe shfaqja teatrale do të vendoset në skenë me metoda të teatrit social. Në këtë teatër do të jenë pjesëmarrës rreth 25 persona, ku 15 prej tyre me aftësi të kufizuara. Kryesisht grupi i personave pjesëmarrës janë fëmijë, të cilëve u jepet mundësia të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre. Sepse: “Duhet shikuar aftësia e tyre e fortë, jo aftësia e tyre kufizuar!” ‘Në thelb është mesazhi për t’i treguar të gjithëve se personat ndryshe nuk duhen shpërfillur, por duhen pranuar, për t’i dhënë dashuri, për t’i vlerësuar!” tha Izaora Çollaku, Operatore e Teatrit “MEDPAK”.( Prishtina Press)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …