Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Jemi takuar sot më Isa Mustafën dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Unë kam qenë me Visar Ymerin. Takimi i parë është i vlefshëm, meqenëse është i parë. Mirëpo në takimet tjera, do të diskutohet edhe kjo çështja e Demarkacionit dhe mënyra si do ta zgjidhim së bashku. Po ashtu, do të flasim me z. Mustafën se për takimin që ka pasur me homologun e tij nga Mali i Zi. Nuk do të paragjykoj si do të dalë rezultati, mirëpo besoj se me vullnet të mirë do të shikojmë interesin e ndërsjellë, dhe hulumtimi që do të bëhet brenda në Kosovë, së bashku edhe me bisedimet me Malin e Zi do të na sjellë rezultatin e dëshiruar”, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …