Polica e Kosovës njofton se brenda 24 orëve, në Kosovë janë evidentuar 52 aksidente në komunikacion. Në 11 prej tyre ka pasur persona të lënduar ndërsa 41 me dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë 1 157 gjoba ndaj pjesëmarrësve në trafik që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Njohësit e komunikacionit kanë kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i përmbahen në mënyrë rigoroze rregullave të komunikacionit pasi kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar aksidentet në komunikacion të cilat herë herë po jenë me pasoja fatale për qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …