leoni

Adem Lushaj

Msc. Adem Lushaj: Falënderime kryetar! Rrugë të mbarë Kryetar!

Rasim Selmanaj, edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i komunës, që pas tetë vitesh si kryetar, po kthehet në karrigen e deputetit që kishte lëshuar për të marrë pozitën e të parit të komunës së Deçanit

Me shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, Komuna e Deçanit, (deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen me 22 Tetor), do mbetët me ushtrues detyre të kryetarit, pasi që kryetari aktual Rasim Selmanaj, do ketë ulësen e tij në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Selmanaj, për 8 vite (edhe pse jo të plota), ishte kryetar i Deçanit, të dy herët kishte marrë besimin e qytetarëve, bindshëm ndaj konkurrentëve të tij ( dy herë pa balotazh).

Për këto vite të qëndruarit në karrigen e të parit të Komunës, kishim raste të shumta të bashkëpunimit dhe kundërshtive, gjithnjë për interesa të zhvillimeve demokratike, të qeverisjes së mirë.

Gjatë këtyre viteve, kishim raste kur kishim mendime dhe qëndrime të njëjta, por edhe të kundërta. Por, qëndrimet të cilat i shprehnim në mënyra të ndryshme, nuk ishin personale e as familjare, por gjithnjë në frymën e tolerancës, transparencës, promovimit të dialogut ndër njerëzor dhe vlerave demokratike, qoftë si person (kryetari) që kishte përgjegjësi institucionale, apo (Ne) si pjesë e shoqërisë civile.

Pa marrë parasysh përkrahjen apo kundërshtitë që kishim, kemi obligim njerëzor që kryetarin e deritashëm të Deçanit, Rasim Selmanaj, ta falënderojmë përzemërsisht, duke i uruar suksese në angazhimet e tij, në mbrojtje të interesave të qytetarëve, jo vetëm të Deçanit. Nëse, deri më tash kishim bashkëpunim apo kundërthënie, nga tash do kërkojmë nga Selmanaj, që të ngrit zërin e tij, në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, dhe këtë në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës. Ndërsa, obligimi ynë si qytetar dhe pjesë e shoqërisë civile, është që ta “furnizojmë” me kërkesa të drejta të qytetarëve, anekënd Kosovës.

Për punën e tij tetëvjeçare, të suksesshme apo të dështuar, do mbetët në vlerësimin qytetar, do mbetët që e ardhmja ta tregon dhe dëshmon. Ne, i themi kryetari Selmanaj, falënderime për këto tetë vite që ishe në pozitën e të parit të Komunës, e në të njëjtën kohë, të themi rrugë të mbarë dhe “suksese” në angazhimet tuaja!

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …