Testi i raketës së parë ndërkontinentale i kryer më 4 korrik nga Koreja e Veriut ka qenë temë bisedimesh në samitin e G20-s në Hamburg. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kryetari Trump ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjithë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”. Mësohet se Trump, kryetari koreano-jugor Moon Xhi dhe kryeministri Japonez Shinzo Abe kanë shpërndarë në Hamburg një deklaratë të përbashkët sa i takon kërcënimit që përbën regjimi i Penianit, e cila siguron aleatët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara në Azi se Amerika nuk do të hezitojë t’i bëjë ballë një sulmi koreano-verior ndaj Seulit ose Tokios. Kjo, pavarësisht një kundërsulmi eventual të Penianit, që mund të godasë një qytet amerikan. Testi i 4 korrikut tregoi se lideri i vendit komunist, Kim Jong ka në dispozicion një raketë ndërkontinentale, ende në fazë eksperimentale, por që mund të godasë Alaskën.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …