Blerim Rexha: Mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe moskrijimi i ushtrisë janë dy sfida të vjetra të Kosovës

Reka: Qeveria me bazë të gjerë, më e preferuara

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se përsëritja e krizës politike e vitit 2014 do ta dëmtojë Kosovën si në aspektin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të jashtëm. Në këtë intervistë për  “Epokën e re”, Reka ka thënë se vonesat në krijimin e qeverisë do të ishin një mesazh i keq për partnerët ndërkombëtarë. Ai i ka ftuar liderët politikë t’i lënë anash inatet personale dhe ta shohin interesin nacional. Reka ka theksuar se një qeveri minore me 61 deputetë dhe me një opozitë të fortë do ta bllokonte çdo nismë legjislative. “Qeveria me një bazë të gjerë do të ishte shumë më mirë, sepse do të siguronte një qëndrueshmëri qeverisëse dhe nuk do të varej nga ndikimet e fqinjëve që përmes deputetëve të mund ta mbajnë peng agjendën qeveritare dhe në çdo moment ta inskenonin votëbesimin e saj”, ka thënë Reka, duke shtuar se modeli i qeverisë me një bazë të gjerë po tregohet i suksesshëm edhe në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …