Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në të nëntën të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake. Ndërsa, për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë edhe këtë vit do të bëhet sigurimi i teksteve falas. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, i ka thënë “Radio Kosovës” se të gjithë nxënësit edhe këtë vit shkollor do të kompletohen me tekste shkollore. “Nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të gjitha tekstet të gjithë nxënësit do t’i kenë të përdorura nga viti paraprak. Ndërsa nga klasa e parë deri të klasa e gjashtë janë të gjitha tekstet e reja”, ka thënë Kadriu. Një vendim të tillë është përkrahur nga prindërit të cilët i kanë fëmijët e tyre në shkollë. Vendimi i MAShT-it për ruajtjen e teksteve shkollore, përveç shmangies së keqpërdorimeve, kursimit të buxhetit, ka për qëllim edhe vetëdijesimin e nxënësve për rëndësinë e librit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …