Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë për Epoka e Re se kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i ka nisur negociatat për krijimin e qeverisë së re. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka të drejtën për krijimin e qeverisë së re. Ne jemi koalicioni fitues i zgjedhjeve dhe sipas Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne si ftues të këtyre zgjedhjeve e kemi të drejtën ekskluzive për formimin e Qeverisë, ka nënvizuar, deputetja, Kadrijaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …