Kryetari Ilazi njoftohet me zhvillimet javore të Komunës në mbledhjen e mëngjesit

Ekzekutivi komunal në Kaçanik u takua në mbledhjen e fillimjavës për të raportuar për ecuritë e projekteve dhe punët administrative të realizuara gjatë javës që lamë pas. Takimin e kryesoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ndërsa ishte i pranishëm edhe Nënkryetari Remzi Elezi. Fillimisht Drejtori i Administratës së Përgjithshme Burim Çaka, tha se tashmë ka pranuar edhe zyrtarisht raportin e performancës komunale nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Sipas këtij raporti, arritje më të larta në Komunën e Kaçanikut janë shënuar në fushën e shërbimeve publike administrative 99. 47 % dhe në transparencë komunale me 84.04 %.  Drejtori Çaka po ashtu njoftoi se gjatë javës së kaluar është bërë pastrimi dhe rregullimi i sektorit të arkivit. Nga ana tjetër, Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, tha se gjatë javës së kaluar kemi punuar në përgatitjen e raportit përfundimtar për përfundimin e vitit shkollor 2016-2017. Ukshin Çallaku- Drejtor për Urbanizëm, kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se është mbajtur një takim me përfaqësuesit e Agjensionit Kadastral për çështjen e adresave apo vendosjen e numrave nëpër shtëpi, ku prezent ishin edhe përfaqësues të EU-së që është financues i këtij projekti.  Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik i janë dhuruar disa shtretër nga Shoqata Humanitare nga Kaçaniku, ndërsa shtoi se ka filluar punën Komisioni për hartimin e planit tre vjeçar për banim social. Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se edhe javën që lamë pas janë inspektuar punimet në projektet kapitale: Asfaltimi i rrugës “Tefik Raka”, Stadium i Futbollit në Stagovë, ku punët kanë hyrë në fazën finale, ka filluar shtruarja e barit artificial, po ashtu janë inspektuar punimet në rrugën e lagjes Kovaç- Topojan, kanalizimi në Doganaj- Elezaj, trotuari i Dushkajës dhe ndriçimi publik. Në takim prezantoi edhe Menaxherja e personelit dhe zyrtarja për Integrime Evropiane Hidajete Guri, e cila tha se javën që lamë pas është dorëzuar raporti gjashtë mujor në MAPL për përmbushjen e obligimeve të komunave nga agjenda evropiane e vendit për periudhën Janar – Qershor 2017. Ndërsa lidhur me procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e zhvilluara nga java e kaluar, raportoi Menaxheri i zyrës së prokurimit Shefket Koxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …