Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka reaguar kundër ftesës së kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, për takim me përfaqësuesit e kësaj lëvizje dhe të LDK-së për të diskutuar për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Ajo mendon se deputetët nuk mund të konsiderohen numra që mund t’i duhen dikujt për tu bërë kryeministër. E di se në të kaluarën për këtë kanë kontribuar disa ish-deputetë, por kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e mirë”, ka shkruar Pantina. Edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e ka injoruar energjikisht kërkesën e Ramush Haradinajt, për një takim duke shtuar se ai nuk është në pozitë për të kërkuar takime të tilla, sepse, sipas tij ai është vetëm një deputet. Zërat e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes duken të egërsuar edhe kundër AAK-së, ashtu si kundër PDK-së. Tash për tash ata nuk e kanë injoruar vetëm NISMËN.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …