Sot në Labinot të Elbasanit, është përkujtuar 74 vjetori i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së

Sot në Labinot të Elbasanit, është përkujtuar 74 vjetori i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së

sot në  Labinot të Elbasanit, është përkujtuar 74 vjetori i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla,  i pranishëm në këtë aktivitet, vuri në dukje  se data 10 korrik përbën një moment të rëndësishëm për luftën antifashiste. Ai theksoi ndër të tjera se Shqipëria u rendit përkrah fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, Balla tha se duhet bërë më shumë për të promovuar këtë pjesë të historisë kombëtare. “Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm është një moment i rëndësishëm i luftës antifashiste. Jemi krenarë për LANÇ. Prej saj, Shqipëria u rendit përkrah fituesve të Luftës së Dyte Botërore. Duhet të bëjmë edhe me shumë për promovimin e kësaj pjese të ndritur të historisë sonë kombëtare”, tha Balla. Më 10  korrik 1943, në Labinot të Elbasanit u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Partizane. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …